Rregullore botimi në Revistën Haemus

Vlerësimi i cilësisë akademike të materialeve për Revistën Haemus bëhet në pajtim me procesin double blind review; komunikimi ndërmjet vlerësuesve dhe autorëve bëhet me anë të e-mail-it: 
Revista Haemus garanton se punimet nuk do të refuzohen / ndryshohen edhe kur idetë e shprehura janë të kundërta nga të studimeve të botuara më parë, apo nga qëndrimet e vlerësuesve, me përjashtim të rasteve kur materialet e dërguara nuk dëshmojnë se janë hulumtime shkencore.
Kolegjumi i redaksisë jep siguri për fshehtësinë e materialeve që nuk pranohen për botim, sidhe për ndryshimet që u bëhen materialeve, ndërsa autori mban përgjegjësi të plotë për idetë e shprehura në artikull, për dokumentet e përdorura dhe për burimet e cituara.
Redaksia e revistës nuk mban përgjegjësi për opinionet e shfaqura nga autorët në artikujt e dërguar për botim.
Për frytshmërinë e veprimtarisë botuese, ju lutemi të respektoni rregullat e mëposhtme të redaktimit:
- përmasat e artikullit mund të luhaten nga 5 (minimum), deri në 35 (maksimum) faqe, format A4 standard (përfshirë shënimet nënfaqëse dhe bibliografike, tabelat dhe / ose grafikët e mundshëm. Faqeve u vihen  numura;
- artikulli duhet të ketë një strukturë logjike, pra: hyrje, kapituj (nënkapituj), përfundime;
- teksti duhet shkruar me gërma Times New Roman dhe / ose Cambria, me madhësi 12, me shënja diakritike, në një rresht;
- faqja e parë duhet të përmbajë titullin e punimit (Times New Roman me madhësi 14, majë, i qëndërzuar) dhe bashkëngjitur autori (Times New Roman me madhësi 12, emër e mbiemër, titulli shkencor, përkatësia në një institucion / shoqatë / organizatë, statusi: masterant / doktorant, adresa elektronike, pra  e-mail-i);
- artikulli do të shoqërohet me një përmbledhje (deri në 250 fjalë) dhe fjalë-kyçe (keywords), minimum 5 fjalë, në gjuhën angleze (Times New Roman me madhësi 12);
- burimet bibliografike do të saktësohen në trajtë shënimesh nënfaqëse dhe / ose bibliografi përfundimtare (Times New Roman me madhësi 10, në një rresht), si më poshtë: mbiemri (me shkronja të mëdha), emri i autorit (autorëve), titulli i punimit, vëllimi / botimi, shtëpia botuese, vendi, viti, faqja / faqet, ndërsa referencat nga Interneti citohen me link-un e plotë dhe datën e hyrjes në të. Për citimin e një artikulli do të saktësohen elementët e mëposhtëm: autori (-ët), titulli në thonjëza, periodiku, vëllimi, numuri, dita / muaji / viti i botimit, faqja / faqet. Po qe se punimi nuk ka autor, vihen tre yje lineare (***) ose emri i institucionit që e ka botuar punimin;
- për citate përdoren thonjëzat („ – për hapje dhe ” – për mbyllje);
- figurave dhe / ose tabelave u vihen numura, ndërsa titulli i tyre shkruhet me gërma më të vogla, - madhësia 2 p, - se sa teksti bazë, dhe i qëndërzuar nën figurë dhe / ose tabelë.
- në vijimësi shënohet shpjegimi i figurës, apo i grafikut, dhe saktësohen burimi, autori, nëse është rasti;
- bibliografia (Times New Roman me madhësi 10, në një rresht) vendoset në fund të artikullit, pas shtojcave. Punimet shkruhen sipas rendit alfabetik të mbiemrit të autorëve, duke u vënë numura arabë, të pasuar nga pika. Kur janë dy ose më shumë autorë për një punim, rregulli i rendit alfabetik është i vlefshëm vetëm për mbiemrin e të parit.
Radha e të dhënave është: mbiemri dhe emri i autorit, titulli i punimit, vëllimi / botimi, shtëpia botuese, vendi, viti.

Bashkëpunimi: Për çdo material që do të botohet në revistë, bashkëpunëtori përkatës duhet të shlyejë një shumë ndërmjet 90 dhe 120 euro (barasvlera në Lekë dhe / ose Lei) për çdo titull / material shkencor të të gjitha fushave. Në këtë shumë përfshihen shtypja në letër dhe elektronike e revistës, mediatizimi, shpenzimet për dërgesën e revistës me postë, si dhe 2 (dy) ekzemplarë të revistës për autorin e materialit të botuar – 1 (një) ekzemplar në letër dhe 1 (një) ekzemplar digjital, në CD të personalizuar.


Theksojmë posaçërisht se veprimtaria jonë zhvillohet mbi baza vullnetare dhe asnjë përqindje nga shumat e lartpërmendura dhe / ose nga donacionet e mundshme nuk do të përdoret përveçse për ato që deklaruam më sipër.

Ata që dëshirojnë të mbështesin botimin në letër të Revistës Haemus, mund ta bëjnë KËTU.

Çmimi i një ekzemplari të Revistës Haemus (për secilin numur) dhe / ose i një koleksioni të saj, në format elektronik të siguruar, ose në letër, do të botohet në site-in: www.revistahaemus.blogspot.ro


Redaksia Haemus